Kombëtarja vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet me Izraelin dhe Islandën në Nations League. Ditën e sotme në konferencë për shtyp ka dalë sulmuesi Sokal Cikalleshi dhe mbrojtësi Federik Veseli.
Cikalleshi është shprehur se ndaj Izraelit duhet të sulmojnë më shumë se zakonisht, pasi nuk kanë çfarë të humbin.
Ai po ashtu shtoi se i kanë parë gabimet që kanë bërë në ndeshjet e kaluara dhe beson se do t’i përmirësojnë.
“Po punojmë shumë, po bëjmë më të mirën për momentin, edhe pse grupi nuk është i plotë. Shpresojmë të marrim rezultatin që na çon në realizimin e objektivave.
Më mirë është të luaj me dy sulmues, kur kam një partner afër mundësia e shënimit është më e madhe. Besoj kështu do vazhdojmë të luajmë. Rëndësi ka që të jetë grupi i plotë.
Problemi i ndeshjes së fundit ishin gabimet që mund të evitoheshin. Kemi bërë analiza me video, i kemi parë gabimet dhe besoj do i përmirësojmë.
Izraeli? Kundërshtar i vështirë, grup më i vështirë se përpara. Të bëjmë më të mirën taktikisht. Të mos pësojmë dhe më pas të shohim për të shënuar e fituar. Na bëjnë punë vetëm tre pikët në Izrael.
Ftesa? Tani jam pak larg. Po tentoj të provoj një aventurë të re, kam dy vite kontratë me Konyasporin, mund të rikthehem përsëri aty pas një viti. Do të jem gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren. Jam pak larg, kampionati nuk është si në Turqi.
Nëse do shënoj dhe do bëj prezenca të mira, mendoj se ftesa e Kombëtares nuk do më mungojë. Është kampionat i ri, shpresoj të përshtatem sa më shpejt dhe të shënoj. Nëse arrij në formë besoj se do ndihmoj edhe Kombëtaren.
Ndeshje e vështirë. Kemi fituar më parë në Izrael, edhe atëherë ishin ekip shumë i mirë. Ndoshta mund të ndryshojë edhe skema, mund të jemi më shumë ofensivë pasi na duhet vetëm fitorja. Mund të ketë ndryshime, jam i sigurt se trajneri do të bëjë më të mirën, që të dalim në fushë në maksimumin tonë taktik dhe fizik.
Toçi? Çdo element i ri është i mirë, pasi rrit konkurrencën. Lojtar me potencial, mund t’i shërbejë Kombëtares. Do dhe duhet të përmirësohet. Ka rëndësi ka të luajë në klubin e tij dhe të shënojë. Mos e krahasoni me Cikalleshin, pasi është një lojtar i ri. I uroj të bëjë sa më mirë”, përfundoi sulmuesi nga Kavaja.