Fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare, Ylli Mihali është prekur nga koronavirusi dhe po vuan jo pak pasojat e infektimit, ndërsa djemtë kuqezi kanë zgjedhur t’i japin një mesazh nga fusha e stadiumit “Elbasan Arena” në prag të sfidës me San Marinon.
Futbollistët kanë zbritur në nxehjen e zakonshme me një bluzë të kuqe, me mesazhin “Forca Ylli, mos u dorëzo”, nëpërmjet të cilit synojnë t’i përmirësojnë sadopak gjendjen emocionale 42-vjeçarit që prej vitesh punon për rikuperimin e lojtarëve të Kombëtares.