I iku nga duart fitorja, Allegri: Jam shumë i zemëruar

Juventusi shpërdori një mundësi të mirë për të marrë 3 pikë duke i falur Milanit barazimin pas një ndeshje me ulje e ngritje.

Bardhezinjtë dominuan në pjesën e parë, madje shënuan dhe golin e avantazhit, por në pjesën e dytë skuadra e Alegrit ishte pa busull. Pas ndeshjes, Alegri u shpreh se ishte mjaft i irrituar nga ajo që kishte ndodhur në fushë, pasi kishin rrezikuar të humbnim ndeshjen.

“Sonte jam shumë i zemëruar për atë që ndodhi. Pavarësisht se skuadra bëri mirë në pjesën e parë, në të dytën rrezikuam të humbnim. Deri në momentin e pësimit të golit gjithçka ishte nën kontroll.

Kemi humbur vëmendjen, vendosmërinë. Vetëm shikoni këndin në të cilin pësuam golin. Ka momente kur kundërshtarët nuk kanë shanse të na shënojnë, duhet të përmirësohemi për këtë’’, tha Alegri.


Shtuar 19.09.2021 23:32

Tags: ,