Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë në stadiumin “Duboçica”. Sot në Leskovac është zhvilluar edhe stërvitja e fundit nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.
Federata e Serbisë akoma nuk e ka vendosur në stadium flamurin e Shqipërisë si identifikues për ndeshjen. Po ashtu deri tani mungon edhe ai i UEFA-s.
Serbët kanë njoftuar se nesër në stadium nuk lejohet asnjë simbol shqiptar. Rreth 5000 tifozë do të jenë të pranishëm në total.
Federata ka njoftuar se kontrollet do të jenë të rrepta. Për më tepër, asnjë nuk do të futet në stadium duke pasur vetëm biletën. Kështu çdo tifoz do të jetë i identifikuar.