Diogo Costa ishte padiksutim hero i sfidës mes Portugalisë dhe Sllovenisë.
Gardiani portugez bëri të mundur kualifikimin e luzitanëve në çerekfinalen e Euro 2024.
Në këtë fazë do të vihe tpërballë Francës së Kylian Mbappe.
Costa priti 3 penallti ndaj lojtarëve slloven. Gardiani portugez hyri kështu në historinë e Kampionëtit Europian si i pari portier në histori që pret 3 penallti radhazi.
Por jo vetëm kaq, pasi ai u bë edhe portieri i parë në historinë e kampionateve evropiane që nuk pësoi asnjë gol në gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar kështu edhe fituesin e kësaj përballjeje.
🇵🇹 Diogo Costa made EURO history last night 🧤 pic.twitter.com/Vgh4IDLb5h
— 433 (@433) July 2, 2024