Kuqezinjtë i kanë dhënë sot fund aventurës së tyre në Kampionatin Europian pas një pike të grumbulluar përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.
Përballja e tyre e fundit ishte mbrëmjen e djeshme, ku rezultati final doli Shqipëri 0-1 Spanjë.
Sakaq pak momente më herët ka ardhur një reagim në rrjete sociale nga një prej futbollistëve të Kombëtares. Bëhet fjalë për Gjasulën i cili shpreh mirënjohje për gjithë mbështetësit dhe rrëfehet se i dhemb që nuk do të jenë pjesë e Kampionatit Europian më, por në fund të fundit luftuan shumë!
“Faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme. Më dhemb të mos jemi më pjesë e kampionatit europian, por luftuam deri në sekondën e fundit. I treguam botës se kush jemi ne dhe çfarë është i aftë vendi ynë. Ne jemi një! Ne në fushë, bashku me ju. E ardhmja është e jona. Unë jo vetëm e besoj këtë, por e di. Une jam krenare që jam shqiptar dhe krenare që jam një nga ju. Faleminderit per emocionet ❤️🇦🇱🫡”