I dha trofeun Licesterit me një super gol ndaj Chelsea, Tielemans: Nuk mendoj se kam shënuar ndonjë gol më të mirë (VIDEO)

Mesfushori i Leicester Cityt, Youri Tielemans është shprehur i kënaqur për trofeun e parë të FA Cup në histori të klubit.

Tielemans shënoi një gol fantastik nga lagësia me një goditje në min 63′ për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Goli i tij doli vendimtar në këtë finale, pasi i siguroi trofeun e FA Cup.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i kënaqur me fitoren dhe theksoi se kjo fitore i dedikohet ish-presidentit Vichai, i cili vdiq në një aksident me helikopter.

“Çfarë momenti, jam vërtet i lumtur sot. Jam vërtet i lumtur për këtë gol, kam shënuar disa gola, por asnjëri nuk është si ky”, tha ai.

“Ishte shumë emocionuese të shënoj në finale të FA, e bëra për të gjithë tifozët e Leicesterit, kur shihja lart shihja djalin e presidentit të ndjerë dhe ai do të ishte krenar për këtë arritje, por kjo fitore shkon për të”, shtoi ai.

“Është e mrekullueshme, jam ende i emocionuar, jam i kënaqur me tifozët, tani mund të festojmë në shtëpi”, tha Tielemans.

Tielemans u pyet edhe për golin e anuluar të Chelseat.

“Por, faleminderit VAR, por ishte një vendim i vështirë por jemi të lumtur me fitore. Schmeichel na mbajti në lojë me dy pritje të mrekullueshme, jemi të kënaqur me të”, përfundoi Youri Tielemans.


Shtuar 15.05.2021 20:37