Historia e Mauro Icardit dhe Wanda Narës si duket nuk do të përfundojë kurrë.
Pas ndarjes së bujshme, kërkimit të faljes dhe heqjes nga lista e ndjekësve në ‘’Instagram’’, një ndodhi e çuditshme ka bërë edhe më shumë lëmsh fansat.
Ikardi ka postuar një foto me fanellën e PSG-së në Instagram, por në këtë postim ka komentuar vjehrra e tij, mamaja e Uandës, Nora Colosimo.
Kjo e fundit i dërgon 28-vjeçarit zemra në Instagram duke marrë vëmendjen e shumë njerëzve.
Si duket, Colosimo nuk e hedh poshtë dhëndrin e saj, vajza e të cilës ka tre fëmijë. Shumë kanë aluduar se historia e Icardit me Wandën është sajesë për të fituar vëmendje, por ende asgjë nuk është e qartë në këtë histori.