Afron fundi i aventurës së Elseid Hysaj te Napoli.
Më 30 qershor, mbrojtësi shkodran do të largohet pas gjashtë viteve, por mund të mbetet në Serie A
Lazio është një nga ekipet e interesuara për 27-vjeçarin e kombëtares italiane. Bardhekaltrit po presin firmën e Maurizio Sarrit, i cili pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës kryeqytetase. Trajneri e vlerëson shumë mbrojtësin e djathë. Bashkë kanë punuar tek Empoli e Napoli. Lazio vijon bisedimet me agjentin e Hysajt.