Hysaj: Bëmë ndeshje perfekte

Hysaj foli për mediat menjëherë pas sfidës së fituar 3-0 ndaj Çekisë.

“Besoj që ka qenë një ndeshje perfekte me rastet që kishim dhe vullnetin e gjithë lojtarëve. Kemi qenë të gjithë të bashkuar si stoli edhe ata në fushë. Këtë e kam menduar pas dështimit që patëm herën e kaluar. Po shikoja grupin që kishim dhe më vinte keq që nuk po arrinim maksimumin. Ky grup ka shumë kualitet, fantastik dhe shpresoj të kemi arritje më të mëdha.

Rrugëtimi i parë ishte fantastik, ndjenja e parë dhe e bukur. Tani normal është pak shpejt pasi na duhen edhe 2 pikë, por nëse e arrijmë do të festojmë të gjithë bashkë” – tha ai.


Shtuar 12.10.2023 23:56