Kontrata e Mikel Artetës si menaxher i Arsenalit në fakt është caktuar të skadojë në vitin 2025 dhe kjo ka shkaktuar njëfarë nervozizmi te tifozët për të ardhmen e tij.
Trajneri spanjoll i Arsenalit ka folur për të ardhmen e tij në klub kohët e fundit, pasi është bërë një temë në media.
“Jam vërtet i lumtur. Unë kam ende një vit në kontratën time, kjo është një kohë e gjatë në futboll. Lojtarët janë të lumtur, klubi është i lumtur, pa asnjë problem”.
“Unë jam i fokusuar vetëm në ndeshje dhe fitoret e ndeshjeve të futbollit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin”, ka thënë Arteta.
Arteta në fakt ka qenë i lidhur me punën e Barcelonës në fillim të këtij sezoni, por shpejtoi t’i përgënjeshtroi të gjitha thashetheme sapo ato filluan të qarkullojnë.
Ai duket më i vendosur për të ndihmuar Arsenalin të fitojë disa tituj të mëdhenj këtë sezon përpara se të jetë gati të ulet dhe të diskutojë një kontratë tjetër për vete.
Spanjolli mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor të 2019, dhe kontrata më e fundit që ai nënshkroi me Arsenalin ishte në maj 2022 – kur ai zgjati qëndrimin e tij deri në vitin 2025. /Telegrafi/