Teksa jemi vetëm disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ekipi kundërshtar ka marrë lajmin e keq se kapiteni i skuadrës, Adam Szalai ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij në ndeshjen që nis në 18:00 në “Elbasan Arena”.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Hungareze ku ka njoftuar se në testin e bërë të shtunën në mbrëmje, Szalai ka rezultuar pozivitv dhe nuk do të grumbullohet për sfidën me Shqipërinë.
Sulmuesi shtatlartë luan për Mainz në Bundesligën gjermane dhe është lider i sulmit në ekipin konbëtar. Ai numëron 74 ndeshje dhe 24 gola me përfaqësuesen./albeu.com/