Humbja në Superkupë, Xavi: Largohemi me kokën lart, ishim më mirë se Reali

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për mediat pas humbjes në gjysmëfinalen e Superkupës Spanjës përballë Realit.

Sipas tij, Barcelona ishte më mirë se Real Madridi dhe largohen nga kjo garë me kokën lart.

“Jam i mërzitur. Jam i zemëruar sepse ne kontrolluam ndeshjen. Ishim keq në fillim, por sapo problemi u zgjedhë, filluam të garojmë. Rrezikuam shumë, por kjo është mënyrë për të garuar”.

“Mendoj se kemi qenë më të mirë se Madridi. Është hap përpara edhe pse një humbje në Clasico ndikon keq dhe të zemëron. Duhet të jemi më përgjegjës me topin, sidomos me lojtarët në sulm”.

“Largohemi me kokën lartë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madrid në finale do takohet me fituesin e takimi Athletic Club – Atletico Madrid. r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 08:35