Interi ka pësuar një humbje 4-2 në testin e fundit miqësor ndaj skuadrës spanjolle të Villarrealit, e cila sezonin e kaluar shkoi deri në gjysmëfinale të Champions League.
Inzaghi kishte hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, vetëm me një ndryshim në mesfushë, me Asllanin që zuri vendin e Brozovic të dëmtuar.
Ylli kuqezi nuk ishte në ditën e tij më të mirë në një moment ku kishte shansin ideal, por që u vlerësua si më i dobti në radhët e “zikaltërve” duke u vlerësuar me notën 4.5.
“Komplimentet e shumta mbase i kanë bërë pak keq. I limituar në organizim, ndërsa humbi dy topa të rëndë, nga njëri prej tyre erdhi dhe goli i dytë i Villareal. Shpresojmë që Brozovic të kthehet shpejt”, shkruajnë mediat italiane./albeu.com