Përballë 80 mijë vetave dhe Ter Stegen, Asllani i fal gjithçka Barcelonës (VIDEO)

Ndeshja midis Barcelonës dhe Interit ditën e djeshme ishte padyshim ndeshja e muajit, ku sfida përfundoi me një barazim të jashtëzakonshëm 3-3.

Inter ka shkelur në Spanjë me një karakter të lartë dhe është përballur ndaj Barcelonës si i barabartë, ndoshta edhe me më shumë besim.

Ajo që u vu re ditën e djeshme, vetëm 2 min nga fundi i lojës, ishte çasti i artë i Kristjan Asllanit përballë Ter Stegen.

Inter nisi një kundërsulm vrastar me Lautaro Martinez, ku argjentinasi shërbeu mjeshtërisht për talentin tonë shqiptar.

I rrethuar nga 80 mijë veta në stadium, dhe përballë Ter Stegen, Asllani humbet rastin më të mirë dhe ndoshta një nga më të rëndësishmit, pasi edhe pse nuk pasoi për Mkhitaryan i cili ishte i vetëm përballë portës, portieri gjerman mundi ta largonte atë top.

Pas atij çasti, Kristjan Asllani nuk mund ta besonte këtë rast që sapo humbi dhe u dëshpërua jashtëzakonisht shumë. Pas përfundimit të ndeshjes, shokët e skuadrës shkuan të gjithë ta përkrahnin djaloshin./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.10.2022 08:13