Trajneri i Holandës, Frank de Boer do ta telefonojë mbrojtësin e Liverpoolit, Van Dijk për ta pyetur nëse ai është i gatshëm të luaj për ta.
Van Dijk ka qenë jashtë qysh nga tetori i vitit të kaluar, pas një dëmtimi të ligamenteve ndaj Evertonit në ‘Goodison Park’.
Në kampin holandez janë rritur shpresat se ai mund të rikthehet muajin e ardhshëm për ndeshjet e Kampionatit Evropian.
Por, trajneri i Liverpoolit Klopp tha se Van Dijk është edhe disa javë larg rikthimit.