Holanda dhe Senegal “fluturojnë”, dy kombet marrin një fitore dhe sigurojnë kualifikimin për në fazën tjetër (VIDEO)

Holanda nuk e ka diskutuar ditën e sotme fitoren ndaj Katarit.

Tulipanët kanë qenë në çdo moment dominant ndaj kombit që pret Kupën e Botës, dhe pas disa rasteve të krijuara ka ardhur edhe goli.

Në minutën e 26-të, Klaassen dha një top të bukur për Gapko, ku ky i fundit në mënyrë perfekte futet brenda zonës dhe nuk gabon përpara portës.

Pjesa e dytë ishte përsëri në favorin e Holandës, kun ë minutën e 49-të ishte De Jong i cili dyfishoi shifrat. Në minutën e 68-të, Holanda shënoi edhe të tretin, por VAR ndërhyri duke anuluar golin pasi në momentin e nisjes së aksionit, topi ishte kapur me dorë.

Me këtë fitore Holanda siguron vendin e parë me shtatë pikë, ku tashmë është zyrtarisht e kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Nga ana tjetër Senegal ka mundur të fitojë ndaj Ekuadorit.

Senegal ka qenë shumë më mirë se Ekuadori me statistika dhe është shpërblyer me një gol në minutën e 44-të, ku Sarr shënoi me penallti.

Në pjesën e dytë, në minutën e 68-të, ishte Caicedo i cili barazoi shifrat. Por festa nuk zgjati shumë, pasi në të 70-tën ishte mbrojtësi i Chelsea Koulibaly i cili shënon golin e rëndësishëm.

Kështu, Senegal është renditur në vendin e dytë duke u kualifikuar bashkë me Holandën për në fazën tjetër të Kupës së Botës./ h.ll/albeu.com

Shikoni golat e Holandes

Shikoni golat e Senegalit


Shtuar 29.11.2022 17:58