Hjulmand: Zhgënjim i madh pasi nuk arritëm në finale

Danimarka u mposht nga Anglia në vazhdime me rezultatin 2-1 në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020”.

“Tre Luanët” fituan me rezultatin 2-1 në vazhdime ku golin e fitores për Anglinë e realizoi Harry Kane pasi humbi penalltinë por shënoi nga topi i kthyer.

Pas ndeshjes, Hjulmand u shpreh i zhgënjyer me disfatën por theksoi se ishte krenar me futbollistët e tij.

“Natyrisht jam i zhgënjyer që nuk arritëm të shkojmë në finale, dhe rrethana të ndryshme gjatë takimit bënë që ne të mos marrim hapin e fundit”, tha ai.

“Ajo çfarë kanë bërë djemtë është thjesht fantastike”, shtoi ai.

“Mënyra sesi luajnë futboll, duke sulmuar dhe duke shënuar gola ka qenë mbresëlënëse”, tha Hjulmand.

“Lojtarët dhanë gjithçka nga vetja e tyre, brenda dhe jashtë fushës, jam vërtet krenar me ta”, përfundoi Kasper Hjulmand.


Shtuar 8.07.2021 09:21