HISTORIA/ Thierry Henry mbush 44 vjeç, babai e bindi të bëhej futbollist (VIDEO)

Sulmuesi francez ka qenë një nga futbollistët që ka shënuar fillimin e shekullit 21, përmes paraqitjeve të tij në Arsenal dhe Barcelona. Ai aktualisht punon si asistent në ekipin kombëtar belg.

Sot një nga futbollistët më me ndikim të shekullit, Thierry Henry, mbush 44 vjeç. 813 ndeshje, 365 gola, 21 tituj, mban mbi shpinë karriera e sulmuesit francez.

Një karrierë e jashtëzakonshme si lojtar, i cili kërkon të imitojë si trajner, asistentin aktual të Roberto Martinez në ekipin belg.

I lindur nga një baba nga Guadeloupe dhe një nënë Martinike, ai u rrit  duke luajtur futboll në periferinë e Parisit, Les Ulis. Pavarësisht se tregoi potencialin e tij që nga fillimi, Henry i ri nuk ishte shumë i interesuar për futbollin. Duhej të ishte babai i tij, i cili e bindi atë për mundësitë që cilësitë e tij mund t’i hapnin. Dhe ai nuk gaboi, në moshën 13 vjeç ai arriti të hyjë në akademinë e Monakos, një klub në të cilin do të debutonte si profesionist. Pasi u dallua në Principatën dhe një qëndrim të shkurtër në Juventus me më shumë hije sesa dritë, ai zbarkoi në klubin që shënoi karrierën e tij, Arsenalin.

Ai u rekrutua nga Arsene Wenger, i cili e njihte mirë që nga koha e tyre së bashku në Monako duke u blerë për 11 milionë paund.

Henri mbete golashënuesi më i mirë në historinë e klubita të Arsenalit me  (273), lojtari me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve për klubin, dy këpucë të arta,  dy Premier League, dy FA Cup, dy Community Shields dhe finalja e parë dhe e vetme e Champions në historinë e klubit anglez, atë të humbur në vitin 2006 ndaj Barcelonës.

Një trashëgimi e pashlyeshme siç dëshmohet nga statuja e Henry në portat e Emirateve.

Ardhja te Barcelona:

Ardhja e tij në te Barça në vitin 2007. Barça dukej se formoi versionin e tyre të galaktikëve me zbarkimin e francezëve. “Katër Fantastike”, kështu u pagëzua sulmi i formuar nga Ronaldinho, Messi, Eto’o dhe vetë Henry.

Henri fitoi për herë të parë Championsin me Barcelonën në finalen e  Romës duke mundur 2-0 Man United.

Barcelona  e Guardiolës kishte stil loje tika-taka, një trajner që ndryshoi vizionin e futbollit për një lojtar që kishte qenë tashmë gjithçka si Henry. “Mësova të luaj përsëri futboll me Pep Guardiola, ai aktivizoi trurin tim nga ana taktike”, tha Henry në atë kohë.

Pas kohës së tij te Barça, përvoja e tij në MLS do të vinte, me New York Red Bulls dhe një kthim të shkurtër në Emirates për t’u rikthyer për të luajtur me Arsenalin.

Në vitin 2014, Thierry Henry përfundoi një karrierë të suksesshme. Për 18 titujt e tij në nivel klubi, duhet të shtojmë Kupën e Botës 1998 në Francë, Euro 2000 në Belgjikë dhe Holandë dhe Kupën e Konfederatave 2003 me ekipin francez, nga të cilët ai është golashënuesi më i mirë me 51 gola.

Paralajmërimi i tij për PSG -në:

Francezi ka shprehur mendimin e tij për ardhjen e Messit në PSG në programin “Sunday Evening Foot”.

“Bilanci është gjëja më e rëndësishme, ata gjithmonë flasin për sulm, por  po pranojnë shumë gola. Ishte e vërtetë që atyre u mungonin lojtarë të rëndësishëm, por ata tani duhet të gjejnë ekuilibrin”. /albeu.com/

Marrë nga Marca, përkthyer nga GD.


Shtuar 17.08.2021 18:31