Ngolo Kante është shëmbëlltyra më e mirë e modelit që duhet të ndjekin talentet e reja për të arritur në majat më të larta të futbollit nëpërmjet thjeshtësisë. Mesfushori i Francës ka rrëmbyer zemrat e gjithë sportdashësve në botë pasi është ndryshe nga gjithë të tjerët.
Pikësëpari duke lozur me grintë dhe zemër në çdo ndeshje të Chelsea-t, për të nxjerrë më tepër kilometra se futbollistët e tjerë. I kudondodhur! Pavarësisht mundësive ekonomike që ka Kante, zgjedh që të ngasë një makinë jo të kushtueshme dhe që nuk i përket luksit.
Duke fituar trofe thuajse në çdo vit, historia më e bukur e mesfushorit i përket vitit 2018. Në shtator të këtij viti do të humbte trenin që shkonte nga Londra në Paris. Më pas Kante zgjodhi që të shkonte në një xhami si besimtar i devotshëm myslyman. Një grup tifozësh e njohu lojtarin dhe përfituan nga mundësia për ta ftuar në shtëpinë e tyre. Pa e menduar dy herë Kante e kaloi mbrëmjen me ta duke luajtur FIFA për të treguar edhe njëherë thjeshtëinë e tij.