Mesfushori I kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka realizuar ëndrrën e tij të vogëlisë duke veshur në mënyrë profesionale fanellën e Interit. Asllani është një tifoz i zikaltërve që në fëmijëri dhe tashmë ai mund ta jetojë këtë ëndërr.
Ish-trajneri i tij, Cristiano Filipi, ka treguar historinë e veçantë të Asllanit i cili erdhi një ditë me fanellën e Kaka të Milanit.
“Që në moshën 5-vjeçare driblonte kundërshtarët si të ishin birila. Fanella jonë i binte shumë e madhe, pasi ishte shumë më i shkurtër me trup se bashkëmoshatarët e tij. Kristjani ishte fëmija klasik që fle me topin, që atëherë kuptohej se do të bënte rrugë. Natyra i dhuroi këmbët, por ai i shtoi impenjimin dhe vendosmërinë.
Ai erdhi një ditë me fanellën e Kaka me Milanin dhe i thashë: “ Kristjan, po ti je me Interin”. Ai u përgjigjë: “Kisha frikë se mos përfundoja në pankinë, ndaj bleva këtë që të të pëlqeja”.
Marotta dhe Steven Zhang nuk e dinë ende se çfarë pasurie kanë në duar. Kristjan Asllani kishte vetëm dy rrugë në jetën e tij të përditshme për të përshkruar, shkollë dhe futboll. Këto janë detaje thelbësore”, është shprehur ish-trajneri i mesfushorit zikaltër./ h.ll/albeu.com