Higuain beson se epokës së Messit dhe Ronaldos po i vjen fundi: Kështu është jeta

Sulmuesi i njohur argjentinas Gonzalo Higuain beson se rivaliteti mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos po i vjen fundi dhe se pasuesit e tyre do të jenë francezi Kylian Mbappe dhe norvegjezi Erling Haaland.

Ai e vlerësoi veçanërisht Mbappen, i cili përflitet se do të kalojë te Real Madrid. Higuain shprehet se Mbappe i ka të gjitha cilësitë dhe karakteristikat e nevojshme për ta rikthyer Klubin Mbretëror në krye.

“Jam i vetëdijshëm që Messi dhe Ronaldo do t’i japin fund karrierës një ditë. Kështu është jeta… Personalisht, mendoj se Mbappe dhe Haaland do të jenë trashëgimtarët e rivalitetit mes Lionelit dhe Cristiano-s”, thotë Higuain dhe shton:

Kylian padyshim që i ka të gjitha karakteristikat dhe cilësitë për ta sjellë Realin në krye”.

Mbappe prej muajsh është përfshirë seriozisht në transferimin te Real Madrid, teksa kontrata e tij me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni. Klubi francez refuzoi 180 milionë euro nga Real Madridi verën e kaluar dhe siç njoftoi klubi, janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur yllin e ekipit në Paris.

Nga ana tjetër, Haaland është lidhur me një kalim te Barcelona ditët e fundit dhe në publik kanë dalë informacione se trajneri i klubit katalanas, Xavi Hernandez, madje ka udhëtuar në Mynih për një takim sekret me lojtarin.


Shtuar 8.03.2022 19:55