“Heshtje” në Stadio Olimpico, Lazio dhe Atalanta ndajnë nga një pikë

Lazio-Atalanta ka përfunduar në rezultatin 0-0.

Ndeshja pritej të kishte raste të shumta dhe gola por në fakt ndodhi e kundërta. Rastet ishin të pakta dhe ndeshja ishte e barabartë edhe pse Lazio qarkulloi më shumë topin. Një sfidë e rëndësishme kur luhej për tre pikë por asnjëra nuk arriti të shënonte në këtë ndeshje të vakët.

Me këtë rezultat, Lazio pozicionohet në vendin e gjashtë me 36 pikë ndërsa Atalanta në vendin e katërt me 43 pikë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.01.2022 22:38