Hero ndaj Manchester City, Toney mund të dënohet rëndë nga federata

Ivan Toney është padyshim një nga sulmuesit më në formë këto dy vitet e fundit në Premier League.

Bomberi i Brentford shkëlqeu në ndeshjen e fundit ndaj Manchester City, ku bëri që dy golat e tij t’i jepnin klubit fitoren ndaj Manchester City me rezultatin 1-2. Së fundmi, anglezi po përballet me akuza të rënda për shkeljene e rregullave sa i përket basteve sportive.

Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se Toney është duke u akuzuar për 232 raste ku ka vendosur baste e që është e ndaluar për futbollistët profesionistë. Federata ka bërë me dije se ai i ka vendosur bastet midis 25 shkurtit të vitit 2017 e deri më 23 janar të vitit 2021.

Gjatë kësaj periudhe, Toney ka luajtur për klubet e ligave më të ulëta se elita e futbollit anglez. Sulmuesi anglez ka kohë deri më 24 nëntor për t’iu përgjigjur akuzave nga FA./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.11.2022 15:39