Henry: Kisha dhimbje kur shkova në Barcelonë, sapo isha divorcuar

Në vitin 2007 Thierry Henry hoqi fanellën e Arsenalit dhe veshi atë të Barcelonës . Duke folur për “L’ Equipe”, 44-vjeçari francez tregoi se kur shkoi të luante te Barcelona po hiqte një barrë të madhe psikologjike, pasi veç transferimit, tashmë ishte divorcuar nga gruaja e tij e atëhershme, Claire Mary.

Megjithatë, siç zbuloi Henry, atëherë nuk ishte koha “e duhur” për të folur, sepse çështjet e shëndetit mendor konsideroheshin tabu.

“Kur u largova nga Arsenali për në Barcelonë, m’u desh një vit që të bëhesha mirë. Mbërrita në ekip, po kaloja një divorc, më duhej të mësoja një sistem të ri, e gjithë kjo është e përzier dhe mendja është prekur”.

“Në kohën time ishte shumë më e vështirë të flisja për shëndetin tim mendor, ishte krejtësisht tabu. Edhe brenda ekipit. Hyja në dhomat e zhveshjes dhe kur më pyesnin “a je mirë?” përgjigjesha “po” edhe sikur të kisha dhimbje. Ata më pyetën “a ke fjetur mirë?” Dhe unë gjithashtu thashë “po” edhe nëse nuk ishte kështu”. /albeu.com/


Shtuar 8.03.2022 20:29