Categories: sport

Henry del në mbrojtje të Messit: Jo çdo kontakt është për karton të kuq

Thierry Henry, ish-sulmuesi legjendar i Francës, dha mendimin e tij për episodin e diskutueshëm që përfshiu Lionel Messin në sfidën e parë të Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Algjerisë, takim që u mbyll me fitoren 3-0.

Në paraqitjen e tij të parë në këtë edicion të Kupës së Botës, Messi realizoi një het-trik, por gjatë ndeshjes pati edhe një ndërhyrje me takë ndaj një lojtari kundërshtar, moment për të cilin shumëkush argumentoi se duhej ndëshkuar me karton të kuq.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, Henry nuk ndan të njëjtin qëndrim, duke vlerësuar se kapiteni i Argjentinës nuk e meritonte përjashtimin në rastin e incidentit me Aissa Mandi.

“Qëllimi ka rëndësi të jashtëzakonshme kur analizon saktë situata të tilla”, ka thënë fillimisht Henry.

“Kur e shikon përsëri momentin, është e qartë se Lionel Messi është i përqendruar te topi dhe po përpiqet të bëjë një lojë futbolli, të mos lëndojë askënd”.

“Po, pati kontakt. Po, dukej i ngathët. Por jo çdo përplasje duhet të ndëshkohet me karton të kuq”, beson francezi.

të fundit

“Kush do të duartrokasë, ka frikë nga ata që hedhin gurë”, Rama takohet me studentë e rektorë në Manastir

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

44 seconds ago

Gjykata në Hagë i ndalon BYD-së shitjen e SUV-it Ti7 në BE, pasi u konstatua se kopjon dizajnin e Land Rover Defender

Jaguar Land Rover (JLR) ka fituar një raund të rëndësishëm në betejën ligjore kundër prodhuesit kinez të veturave BYD. Gjykata…

56 seconds ago

Tesla do të investojë 3 miliardë euro në Gjermani për ta kthyer fabrikën e saj në më të madhen e automjeteve në Evropë

Industria gjermane e automobilave po përballet me vështirësi të mëdha. BMW po shkurton vendet e punës, Volkswagen po shqyrton mbylljen…

10 minutes ago

Duka: Shqipëria bëri gjithçka për Grudën, por ai zgjodhi Gjermaninë

Shqipëria ka bërë gjithçka për ta bindur Brajan Grudën, por dëshira e tij gjithnjë ka qenë Gjermania, kështu ka deklaruar…

20 minutes ago

Pochettino për rrezikun e rënies së Unitedit: “Duhet ta pranojmë realitetin

Trajneri Mauricio Pochettino ka pranuar se Manchester United duhet ta përballojë realitetin e vështirë, pasi skuadra e tij pësoi humbje…

21 minutes ago

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë plagosen

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

31 minutes ago