Federata Algjeriane e Futbollit ka depozituar një ankesë zyrtare pranë FIFA-s për arbitrimin në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Botës ndaj Argjentinës.
Skuadra argjentinase fitoi 3-0, në një sfidë ku Lionel Messi realizoi të tre golat, por nga pala algjeriane janë ngritur pretendime të forta për vendimet e gjyqtarit Szymon Marciniak, të cilat, sipas tyre, dëmtuan rëndë kombëtaren në dy momente kyçe.
None found
Rasti i parë i kontestuar ndodhi në minutën e 31-të, kur Messi pati një ndërhyrje shumë të ashpër me taka ndaj Aissa Mandit. Pasi algjeriani fitoi duelin me të, argjentinasi e goditi drejtpërdrejt në pulpën e djathtë me shputën e këmbës.
Algjerianët kërkuan që Marciniak ta përjashtonte menjëherë Messin me karton të kuq, duke argumentuar se goditja ndaj kundërshtarit ishte mbi kyçin e këmbës me shputë, një veprim që në shumicën e rasteve sanksionohet me përjashtim. Megjithatë, arbitri polak nuk mori një vendim të tillë, ndërsa as zyrtarët në dhomën e VAR-it nuk vlerësuan se Messi duhej të largohej nga loja.
Incidenti i dytë që Federata Algjeriane veçon ndodhi në minutën e 74-të, kur Alexis Mac Allister goditi me bërryl në kokë mesfushorin algjerian Ibrahim Maza, por edhe në këtë rast nuk u dha karton i kuq.
Në letrën e dërguar FIFA-s, Federata Algjeriane e Futbollit kërkon të dijë pse arbitrat e VAR-it nuk ndërhynë, nëse Marciniak nuk e kishte vlerësuar siç duhet situatën në fushë.
Sipas rregullave, çdo veprim që mund të ndëshkohet me karton të kuq të drejtpërdrejtë duhet t’i nënshtrohet verifikimit nga VAR-i, diçka që, sipas algjerianëve, nuk ka ndodhur në këtë takim.
Sipas bindjes së tyre, këto dy kartonë të kuq të padhënë mund të kishin ndikuar ndjeshëm në rrjedhën e ndeshjes, ndërsa tani presin një përgjigje zyrtare nga selia e FIFA-s.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…