Industria gjermane e automobilave po kalon një periudhë të turbullt. BMW po redukton vendet e punës, Volkswagen po shqyrton mbylljen e deri në katër fabrikave, ndërsa Mercedes-Benz ka ndalur investimet e reja brenda Gjermanisë dhe po vlerëson mbylljen e disa impianteve.
Në këtë kontekst, Tesla po ecën në një drejtim krejt tjetër.
None found
Prodhuesi amerikan ka bërë të ditur se do të injektojë 3 miliardë euro (3.3 miliardë dollarë) në Gigafactory-n e tij pranë Berlinit, me qëllim që ajo të shndërrohet në fabrikën më të madhe të automobilave në Evropë.
Në qendër të këtij zgjerimi është plani për prodhimin e deri në një milion njësive të modelit autonom Cybercab në vit, në uzinën e Grünheide.
Tesla planifikon t’i nisë punimet e zgjerimit në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa prodhimi mund të nisë që nga viti 2029.
Nëse ky plan ambicioz bëhet realitet, uzina e Teslas në Gjermani mund të kalojë fabrikën e Volkswagenit në Wolfsburg dhe të renditet si më e madhja në Evropë për nga kapaciteti prodhues.
Siç raporton Reuters, shuma prej 3 miliardë eurosh do të përdoret për ndërtimin e objekteve të reja dhe për një impiant të dytë të trajtimit të ujërave të ndotura. Zgjerimi do të shoqërohet edhe me punësimin e qindra punëtorëve të rinj.
Aktualisht, fabrika e Teslas në Grünheide ka rreth 12.600 punëtorë dhe kapacitet për prodhimin e rreth 375 mijë automjeteve në vit.
Ndërkohë, Elon Musk ka synime të mëdha për Cybercab, modelin e ri autonom të kompanisë.
Tesla ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të ndërpresë gradualisht prodhimin e Cybertruck, për t’i hapur rrugë modelit të ri.
Kompania gjithashtu ka bërë me dije se do të fillojë të ftojë klientët privatë për blerjen e Cybercab.
Modeli me dy dyer pritet të ketë një çmim fillestar prej 29.990 dollarësh, ndërsa funksionimi i sistemit autonom do të kërkojë një abonim mujor prej 299 dollarësh.
Megjithatë, përdorimi i tij do të jetë i kufizuar në zona të caktuara të qyteteve Austin, Dallas, Houston, San Antonio dhe Fort Worth në SHBA.
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…
Jaguar Land Rover (JLR) ka fituar një raund të rëndësishëm në betejën ligjore kundër prodhuesit kinez të veturave BYD. Gjykata…
Shqipëria ka bërë gjithçka për ta bindur Brajan Grudën, por dëshira e tij gjithnjë ka qenë Gjermania, kështu ka deklaruar…
Trajneri Mauricio Pochettino ka pranuar se Manchester United duhet ta përballojë realitetin e vështirë, pasi skuadra e tij pësoi humbje…
Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…