Categories: sport

Polemika për ndërhyrjen e Lionel Messit, tifozët pretendojnë se FIFA po favorizon kapitenin e Argjentinës

Lionel Messi e hapi në mënyrë mbresëlënëse mbrojtjen e titullit botëror të Argjentinës, teksa shënoi het-trik në triumfin 3-0 përballë Algjerisë, në sfidën e Grupit J të luajtur të hënën në mbrëmje.

Falë tre golave të kësaj ndeshjeje, ylli argjentinas arriti rekordin historik të Miroslav Klose si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës. Tashmë, të dy kanë nga 16 gola në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

Të lidhura

None found

Megjithatë, paraqitja e tij nuk ishte pa debat. Pak çaste pasi kishte shënuar për 1-0 në minutën e 17-të, 38-vjeçari u bë pjesë e një episodi të diskutueshëm me mbrojtësin e Algjerisë, Aissa Mandi.

Në atë rast, Messi bëri një ndërhyrje të pakontrolluar me taka të ngritura ndaj kundërshtarit, çka bëri që arbitri të ndërpriste lojën dhe të jepte goditje dënimi për Algjerinë. Sidoqoftë, pavarësisht rrezikut të aksionit, gjyqtari vendosi të mos i nxirrte asnjë karton.

Ky vendim solli reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë sulmuan arbitrin për mënyrën si e trajtoi incidentin me kapitenin e Argjentinës.

“Ky ishte karton i kuq i pastër dhe ai nuk mori as karton të verdhë, madje edhe pas kontrollit nga VAR-i”, shkroi një tifoz.

“Messi sapo shpëtoi pa u ndëshkuar për një ndërhyrje absolutisht të tmerrshme ndaj këmbës së një mbrojtësi të Algjerisë”, reagoi një tjetër.

“Nuk ka asnjë mundësi që kjo të mos jetë karton i kuq. Edhe vetë Messi e kuptoi gabimin që bëri. Nuk i dhanë as karton të verdhë”, ishte një tjetër koment që mori vëmendje të madhe.

Pavarësisht polemikave për atë moment, Messi vijoi të shkëlqente në fushë dhe shtoi edhe dy gola të tjerë, duke i dhënë Argjentinës një fitore të pastër 3-0 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Pas përfundimit të takimit, sulmuesi legjendar e uli në plan të dytë rekordin e barazuar me Klosen, duke nënvizuar se për të statistikat nuk përbëjnë gjënë më të rëndësishme.

“Është një nder. Mbappe dhe Ronaldo janë aty, por këto shifra nuk nënkuptojnë gjithçka. Janë thjesht statistika. Ronaldo është një nga më të mëdhenjtë dhe nuk është në vendin e parë, kështu që është vetëm një statistikë”, deklaroi Messi për gazetën argjentinase La Nacion.

Më tej, ai foli edhe për paraqitjen e skuadrës në fitoren ndaj Algjerisë.

“Ishim të pozicionuar mirë kur kishim topin dhe e menaxhuam ndeshjen shumë mirë. Kemi përvojën nga Kupa e fundit e Botës dhe e dimë se askush nuk të fal asgjë”, përfundoi kapiteni i Argjentinës./

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

50 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago