Henderson ndërpret kontratën me klubin arab dhe do t’i bashkohet gjigantit evropian

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur qëndrimi i Jordan Henderson në futbollin arab, pasi ai ka vendosur të largohet.

Ylli anglez Jordan Henderson ka arritur një marrëveshje për t’u larguar nga Al-Ettifaq dhe po i afrohet një transferimi te Ajax, sipas mediave angleze.

Ish-kapiteni i Liverpoolit do të ndërpresë kontratën e tij prej 810 mijë euro në javë në Arabinë Saudite.

The Athletic pretendon se Henderson më pas do të nënshkruajë kontratë me Ajax-in holandez dhe kështu do të përgatitet për paraqitjen në Kampionatin Evropian për Anglinë.

Henderseon iu bashkua Al-Ettifaq vetëm në korrik të vitit të kaluar, që do të thotë se aventura e tij në Lindjen e Mesme zgjati vetëm gjashtë muaj.

33-vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje me skuadrën arabe duke mos shënuar asnjë gol, por duke asistuar në pesë të tjerë.

Interesim pët të ka shfaqur edhe Juventusi, megjithatë anglezi ka vendosur që karrierën ta vazhdoj te Ajaxi. /Telegrafi/


Shtuar 17.01.2024 16:52