Henderson kërkon rikthimin në Premier Ligë, pesë muaj pas largimit nga Liverpooli

Jordan Henderson dëshiron që të rikthehet në Ligën Premier, pesë muaj pasi u largua nga Liverpooli në drejtim të Ligës Saudite.

Përkundër faktit se është emëruar kapiten i Al-Ettifaq pas ardhjes së Steven Gerrard në stol, Henderson ka hasur në vështirësi për t’u adaptuar në Lindjen e Mesme.

Ettifaq po kalojnë në një seri dëshpëruese të rezultateve, teksa numërojnë vetëm një fitore që nga tetori i vitit të kaluar.

Ata momentalisht gjenden në pozitën e tetë në tabelë, gjashtë pikë larg zonës së rënies.

Kapiteni Henderson tani dëshiron të shfrytëzojë afatin kalimtar të janarit, për të gjetur një ekip të ri, pasi edhe vendi i tij në Euro 2024 është në rrezik të madh.

Kujtojmë se Ettifaq i pagoi Liverpoolit rreth 12 milionë euro për të siguruar shërbimet e Henderson verën e kaluar dhe paga që ai përfiton raportohet të jetë rreth 700 mijë euro në javë.

Këtë sezon mesfushori anglez ështëë paraqitur në 15 ndeshje për klubin ku ka bërë pesë asistime por nuk e ka gjetur dot rrugën e rrjetës./Telegrafi/


Shtuar 6.01.2024 22:07