Kai Havertz, mesfushori sulmues i Chelsea, ka folur në një konfernecë për shtyp në prag të nheshjes kundër Lille. Gjermani foli për gjendjen e pasigurisë që mbretëron në klub.
“Ne jemi të gjithë profesionistë. Të gjithë e dinë që jemi në një situatë të çuditshme, por ne jemi lojtarët dhe duhet të fokusohemi në atë që ndodh në fushë. Gjëja më e mirë që ne mund të bëjmë është se duhet të japim maksimumin brenda në fushë, për të tjerat mendon klubi”, është shprehur Havertz.
Gjithashtu ai foli dhe për pjesën e pengesës së udhëtimeve të klubit nga një vend në tjetrin pa autobusët apo aeroplanët privatë të klubit, të cilët thuhet se do të ndërpriten për shkak të sanksioneve ndaj Abramovich.