Harry Kane shkon në stërvitje me “Bishën” 100 mijë euroshe (FOTO)

Starti i Harry Kane te Bayern Munich nuk mund të ishte më i frytshëm. Në ndeshjen debutuese në Bundesligë shënoi gol dhe dha asist kundër Ëerder Bremenit. Në planin ekonomik nënshkroi një kontratë të përjetshme me “Skechers” dhe tani makina e re luksoze: një Audi elektrik flakërues…, ashtu si lojtarët e tjerë të kampionit aktual gjerman.

Bayern Munich ishte nismëtar në ‘obligimin’ e futbollistëve të tij për të përdorur makinat elektrike dhe në këtë fushatë të re, ky detyrim përsëritet.

Audi RS e-tron GT (një makinë sportive prej 600 CV me vlerë 150.000 euro), Audi Q8 e-tron (në variantet e tij SUV dhe Sportback, të gjitha midis 85.000 dhe 100,000 euro) dhe Audi Q4 Sportback më ‘modest’ (më i liri shkon në 60.000 euro) janë opsionet që kanë në dispozicion lojtarët e Thomas Tuchel. Në rastin e Kane, ai preferoi funksionalitetin kryesor të një SUV, në këtë rast Q8 e-tron.

Pikat e karikimit për lojtarët e Bayern Munich, si në “Allianz Arena” ashtu edhe në kampet stërvitore të “Säbener Straße” u shtuan (38 në qytetin sportiv dhe 20 në stadium). Pra, futbollistët nuk do të kenë asnjë problemi të tillë, sepse makinat e tyre mund të shërbehen në shumë pika karikimi.


Shtuar 25.08.2023 15:53