Categories: sport

Harry Kane: Reali është favorit për Ligën e Kampionëve dhe me Mourinhon do të jetë edhe më i vështirë

Harry Kane, sulmuesi i Bayern Munichut, mendon se Real Madridi do të jetë një kundërshtar edhe më i fortë këtë sezon, pas emërimit të Jose Mourinhos si trajner i skuadrës.

Të lidhura

None found

Reprezentuesi anglez ka folur për forcën e klubit spanjoll, duke veçuar punën e Mourinhos dhe afrimet e reja të realizuara nga madrilenët.

“Real Madridi ka sjellë lojtarë të mirë, ndërsa Mourinho është një trajner i madh dhe do të dijë t’i nxjerrë në pah cilësitë më të mira të futbollistëve që ka në dispozicion”.

Sipas Kane, Real Madridi është gjithmonë pjesë e grupit të skuadrave pretendente për triumf në Ligën e Kampionëve, ndaj të gjitha ekipet i pret një përballje e vështirë.

“Në Ligën e Kampionëve, Real Madridi gjithmonë arrin të jetë mes skuadrave që shkojnë në fazat e fundit. Vitin e kaluar ne ishim më të fortë se ata, por e dimë gjithashtu se ajo ishte një ndeshje shumë e vështirë”.

“Tani, me Josen në krye, gjithçka do të jetë edhe më e vështirë”.

Ndërkohë, Kane nuk e ka përjashtuar së fundmi mundësinë e një transferimi në Spanjë, duke deklaruar se në jetë nuk i dihet kurrë.//

të fundit

Buffon rikthehet në shkollë në moshën 48-vjeçare, pasi fitoi Kupën e Botës dhe 10 tituj në Serie A

Gianluigi Buffon ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitojë një futbollist, por në moshën 48-vjeçare ka vendosur të përmbushë…

5 minutes ago

Feronikeli ’74 dhe Vushtrria synojnë rikthimin te rezultatet pozitive, publikohen formacionet

Feronikeli ’74 do të presë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas me fillim nga ora 16:00 skuadrën e Vushtrrisë, në…

5 minutes ago

Koci kërkon shpjegime publike nga ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së për zhvillimet në Hagë

Avokati Arianit Koci kërkon nga avokatët e drejtuesve të UÇK-së të dalin publikisht dhe të tregojnë se çka ka ndodhur…

6 minutes ago

Harta e re territoriale pritet të miratohet më 8 tetor, mazhoranca pro dhe PD kundër

Ndërsa për socialistët çështja e pagave të magjistratëve konsiderohet tashmë e përfunduar, të hënën do të rikthehet në diskutim një…

16 minutes ago

Burri padit OpenAI: ChatGPT më shtyu të besoja se isha Jezusi

Një burrë në SHBA ka ngritur padi ndaj OpenAI, duke pretenduar se bisedat e tij me ChatGPT e shtynë drejt…

17 minutes ago

FSK-ja dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me forcat partnere

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga 21 shtatori deri më 2 tetor do të zhvillohet ushtrimi fushor…

17 minutes ago