Categories: sport

Real Madridi përballet me AEK-un, Liverpooli udhëton te Fenerbahçe

Real Madridi dhe Liverpooli, dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit evropian, zbresin në fushë të mërkurën në orën 18:45 për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e katërt, madrilenët përballen me AEK-un në Athinë, kurse Liverpooli luan kundër Fenerbahçes në Stamboll.

Të lidhura

None found

Të dyja skuadrat shihen si favorite, megjithëse pritet të hasin vështirësi në këto përballje.

Ekipi i Jose Mourinhos i ka fituar të tria ndeshjet e para, ndërsa AEK-u ka regjistruar një fitore dhe dy humbje.

Skuadra e Mourinhos vjen pas gjashtë fitoreve radhazi. Humbjen e fundit e pësoi më 20 shtator, në derbin me Atleticon.

Edhe Liverpooli i ka fituar tri takimet e para në Champions. Fenerbahçe, ku luan Vedat Muriqi, ka marrë dy barazime dhe ka pësuar një humbje.

Pas disfatës së fundjavës ndaj Arsenalit në derbin e Premier Leagues, Liverpooli synon të reagojë në Stamboll. Udhëtimet në Turqi, megjithatë, kanë qenë gjithnjë të vështira për të.

Fenerbahçe ndodhet në një situatë edhe më të rënduar: ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe drejtohet aktualisht nga një trajner i përkohshëm. Pas dorëheqjes së Ismail Kartal, këtë detyrë e mori Dirk Kuyt, i cili si futbollist pati një karrierë të suksesshme te Liverpooli.

të fundit

Arrestohen edhe katër persona në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt

Ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Zekaj, janë ndaluar për 48 orë në lidhje me…

3 minutes ago

Komuna e Çairit reagon pas SMS-ve që pretendohet se ndalojnë flamujt kombëtarë në shkolla

Komuna e Çairit ka dalë me reagim, për siç thotë, SMS porosive që thuhet se kanë arritur në telefonat e…

5 minutes ago

Gashi: Kroacia vijon të mbështesë fuqishëm anëtarësimin tonë në BE

Me ftesën e kryetarit të Parlamentit Kroat, Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, qëndron për vizitë zyrtare kthimi në…

5 minutes ago

Arabia Saudite synon të zgjerojë numrin e të huajve dhe të tronditë tregun evropian

Arabia Saudite mund të shkaktojë përsëri ndryshime të mëdha në tregun e futbollit. Klubet po përgatiten për një valë të…

7 minutes ago

Bayern Munich shqyrton rikthimin e bujshëm të Choupo-Motingut si zgjidhje të përkohshme për Kane

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e rikthimit të Eric-Maxim Choupo-Motingut në klub, raporton mediumi gjerman Sky.Sipas këtij raportimi, drejtuesit e…

7 minutes ago

V*asja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Arrestohen edhe katër persona, në mesin e tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj

Katër persona të tjerë janë arrestuar, në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, raportojnë mediat…

10 minutes ago