Një analizë e publikuar nga Betfair tregon se Kupa e Botës 2026 nuk ka prodhuar një favorit të qartë për Topin e Artë, duke e çuar Harry Kane në krye të listës, përpara Lamine Yamal.
Të lidhura
None found
Sipas këtij vlerësimi, sulmuesi i Anglisë ka 19.50 për qind shanse për të fituar trofeun prestigjioz, pas një edicioni mbresëlënës me Bayern Munich dhe vendit të tretë të arritur me kombëtaren në Kupën e Botës.
Gjatë sezonit, Kane gjeti rrugën e rrjetës në 61 raste në 51 paraqitje, një shifër që i jep peshë të madhe kandidaturës së tij, edhe pse ai nuk luajti dot në finalen e Botërorit.
I dyti në renditje është Lamine Yamal, të cilit i jepet një probabilitet prej 15.78 për qind. Sezoni i talentit të Barcelonës ishte i jashtëzakonshëm, duke përfshirë fitimin e La Ligës, Kupës së Mbretit, Superkupës spanjolle dhe Kupës së Botës me Spanjën.
Në pozitën e tretë qëndron Lionel Messi me 13.68 për qind gjasa, i ndjekur nga Kylian Mbappe me 11.40 për qind dhe Rodri me 9.32 për qind.
Më poshtë në klasifikim vijnë Ousmane Dembele dhe Jude Bellingham, që secili ka nga 3.42 për qind mundësi për ta fituar çmimin.
Modeli i Betfair merr parasysh ecurinë sezonale, titujt e fituar me skuadrën dhe përfaqësuesen, të dhënat personale, ndikimin në fushë dhe ekspozimin mediatik të lojtarëve.
E kaluara ka dëshmuar se fitorja në Kupën e Botës nuk përbën gjithmonë kriterin përcaktues për Topin e Artë.
Në vitin 2010, Lionel Messi e mori trofeun përpara kampionëve të botës Andres Iniesta dhe Xavi, ndërsa në 2018 Luka Modric u shpall fitues pasi udhëhoqi Kroacinë drejt finales së Botërorit.//
