Hansi Flick konfirmon nevojën e Barcelonës për një tjetër sulmues

Barcelona synon të shtojë një sulmues në skuadër përpara përfundimit të afatit kalimtar, siç ka konfirmuar publikisht trajneri Hansi Flick.

Të lidhura

None found

Tekniku gjerman, sipas “SPORT”, pranoi se reparti ofensiv ka nevojë për përforcime dhe shprehu mbështetje të plotë për punën e drejtorit sportiv Deco në merkato.

“Kam besim të plotë te Deco. Duhet të bëjmë diçka”, deklaroi Flick, duke treguar se sigurimi i një sulmuesi të ri mbetet synimi kryesor i klubit katalunas.

Zhvillimet në merkato mund të ndikohen gjithashtu nga e ardhmja e Ferran Torresit. Futbollisti vazhdon të përflitet për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, ndërsa Flick nuk e përjashtoi këtë skenar.

Megjithatë, trajneri i Barcelonës nënvizoi se skuadra disponon disa zgjidhje për vijën e parë. Lamine Yamal, sipas tij, mund të përdoret në rolin e “9-shit të rremë”, kurse Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi janë në gjendje të aktivizohen si në qendër të sulmit, ashtu edhe në të dy krahët.

Sa i përket mesfushës, Flick hodhi poshtë mundësinë e afrimit të një lojtari të ri në këtë repart, pavarësisht dëmtimit afatgjatë të Frenkie de Jong.

Gjermani këmbënguli se Barcelona ka alternativa të mjaftueshme në mesfushë, duke bërë të qartë se deri në mbylljen e afatit kalimtar përparësi do të ketë transferimi i një sulmuesi.


Shtuar 3.08.2026 15:52

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio