Inter ka bërë një paraqitje impresionuese këtë gjysmë sezoni. Pas largimit të Contes, Lukakut dhe Hakimit, zikaltërit menduan se ky sezon do t’i sillte vështirësi. Drejtuesit i kërkuan Inzaghit që objektivat e Inter-it ishin të paktën vendi i katërt i kampionatit dhe kualifikimi nga grupet.
Inzaghi bashkë me ekipin ia arritën qëllimit duke kaluar grupet e Champions League dhe madje duke përfunduar si kampione dimri në Seria A. Inter ka një grup solid dhe të përgatitur për çdo ndeshje. Barella dhe Calhanoglu u shpallën këtë fazë të parë si dy asistuesit më të mirë të gjysmë sezonit.
Por Handanoviç gjithashtu merr një “çmim” si portieri më i mirë për këtë fazë. Gardiani i portës zikaltër, sipas “Opta”, është portieri me më shumë pritje. Handanoviç ka pritur 77,9 % të goditjeve të cilat kanë ardhur drejt tij./ h.ll/albeu.com