Haland tregon sekretin, krioterapi në temperatura deri në -200 gradë Celcius

Erling Haland nuk resht së surprizuari.

Sulmuesi i Mançester Sitit përveç golave që shënon në fushë habit tifozët e futbollit edhe me mënyrën se si mban trupin në formë.

Ditën e sotme Mançester Siti ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të norvegjezit gjatë një seance krioterapie.

Sipas ekspertëve temperaturat brenda dhomës ku qëndronte Haland mund të arrijnë deri në -200 gradë Celcius.


Shtuar 25.10.2024 21:54

Tags: