UEFA ndan sonte çmime të rëndësishme. Përveç shortit të UEFA Champions League, gjithashtu u mësua edhe se kush është lojtari më i mirë i vitit 2022/2023.
Në garë ishin Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne pas një sezoni fantastik me Manchester Cityn, ndërsa sërish mes më të mirëve mbetet Lionel Messi, i cili vjen pas një viti ku fitoi gjithçka.
Fitues u shpall Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez udhëhoqi “Qytetarët” drejt sukseseve të mëdha, ku me golat e tij ndihmoi skuadrën në arritjen e objektivave. Haaland realizoi 36 gola në Premier League në edicionin që kaloi.
Trajneri më i mirë i vitit është Pep Guardiola. Tekniku i njohur i dhuroi tripletën skuadrës së Manchester Cityt, me teknikun spanjoll që mposhti rivalitetin e Simone Inzaghin të Interit dhe Spalletit të Napolit.
Çmimet:
Lojtari i vitit: Haaland
Trajneri i vitit: Guardiola