sport

Haaland dhe Xhaka duan miqësore me Shqipërinë

Gjermani 2024 u arrit dhe grupi u mësua, por kjo nuk e ka ndalur aspak punën e stafit teknik të kombëtares, që kërkon të prezantohet në eventin madhështor në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sylvinho tani po mendon për lojtarët që do të grumbullojë, duke kryqëzuar gishtat që të evitohen dëmtimet, por edhe testet për të kolauduar formacionin në vigjilje të Europianit.

Të lidhura

None found

E në këtë pikë ofertat për miqësore nuk mungojnë. Befasia e bukur e kuqezinjve, në fakt, ka bërë që shumë kombëtare të duan të luajnë një miqësore me Shqipërinë e në zyrat e FSHF-së kanë mbërritur tani katër propozime për në datat e lira nga UEFA në muajin mars.

Norvegjia e Haaland është sugjestionuese, pavarësisht se ishte ndër ato ekipe që dështuan të kualifikohen. Por duke patur parasysh nivelin e sulmuesve që kuqezinjtë do të përballin në grup me Spanjën, Italinë e Kroacinë, ndoshta testi me gjigantin viking vlen shumë. Në anën tjetër është Zvicra e shqiptarëve Xhaka, Shaqiri e Jashari, që për këtë fakt e bën të mirëpritur përballjen.

Zvicra ishte në vazon e katërt në short, por nëse do të zgjidhej një kundërshtar që në eliminatore ka bërë më mirë, atëherë ja ku është Sllovakia që ishte në vazon e tretë dhe është gati të luajë kundër Shqipërisë. Oferta më e largët e ardhur është ajo e Perusë, me amerikano-latinët që në atë periudhë do të jenë në Itali.

Federata peruane ka këmbëngulur shumë për këtë ndeshje, por Sylvinho po mendohet, duke qenë se dëshiron një kundërshtar të fortë, por europian, për ta përshtatur miqësoren në funksion të Euro 2024.

të fundit

Horoskopi 4 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Qetësia do mbizotërojë ne çdo moment gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me mire…

5 hours ago

Prosecutors’ association: Salary blockage stems not from privilege demands, but from violation of constitutional ruling

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me situatën e pazakontë të krijuar…

5 hours ago

Vladimir Putin: A peace deal remains possible, Washington and Beijing could play a role

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se ka ende  një shans për një marrëveshje paqeje me Ukrainën,…

5 hours ago

96 days of unwavering resistance as protesters demand Rama’s departure and warn of a peak on September 7 and 12

Shqiptarët protestojnë prej 96 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi me organizimin e qytetarëve në sheshin Skëndërbej…

5 hours ago

Divjaka residents continue protest for 35 days: We will not give up the municipality’s identity

Prej 35 ditësh, banorët e Divjakës vijojnë protestën qytetare kundër reformës territoriale administrative, duke kërkuar ruajtjen e statusit të Divjakës…

5 hours ago

Shoqata e Prokurorëve: Bllokimi i pagave nuk vjen nga kërkesa për privilegje, por nga shkelja e vendimit kushtetues

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me situatën e pazakontë të krijuar…

5 hours ago