Hakimi te PSG, Interi gjen zëvendësuesin e tij te ky klub anglez

Sipas raportimeve, transferimi i Achraf Hakimit tek PSG është çështje ditësh, madje siç thuhet, marrëveshja është arritur ditën e djeshme.

Dhe, mungesën e Hakimit, krerët e klubit të Interit raportohet se do ta “mbulojnë” me Hector Bellerinin si zëvendësuesin ideal të tij.

26-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri më 30 qershor 2023, por klubi londinez raportohet se do ta shesë mbrojtësin spanjoll, nëse ndonjë klub paguan së paku 20 milionë euro.

Nëse Arsenal e pranon këtë, atëherë marrëveshja do të mbyllet shpejt.


Shtuar 27.06.2021 16:28