Hakimi heroi i PSG-së, i jep fitoren në “frymën e fundit” ndaj Metz (VIDEO)

PSG ka arritur të mposhtë Metz me rezultatin e ngushtë 2-1 në minutat shtesë të takimit.

‘Parisienët’, e nisën furishëm ndeshjen dhe arritën të gjejnë golin e parë në min e 5’ përmes Achraf Hakimit.

Përkundër sulmeve të Parisit, vendasit befasuan duke barazuar rezultatin në min e 39’ përmes Kiki Kouyate.

Pjesa e dytë ishte me shumë raste shënimi nga të dyja skuadra, e sidomos nga ekipi i Mauricio Pochettino.

Pas shumë tentimeve ishte sërish Hakimi që realizoi në ‘frymën e fundit’ për t’i sjelurr fitoren skuadrës.

Me këtë fitore PSG ka pikët e plota pas shtatë xhirove 21 sosh në vendin e parë, ndërsa Metz është e fundit me tre pikë.


Shtuar 22.09.2021 22:59

Tags: , ,