Real Madrid mund të befasojë gjatë verës duke realizuar transferimin e yllit të Interit, Romelu Lukaku, nëse dështojnë të sigurojnë ‘shënjestrat’ e tjera.
“Los Blancos” duan një qendërsulmues, derisa prioritet për Zidanen mbesin dyshja Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Por, raportimet e fundit nga Mundo Deportivo, shpjegojnë se Lukaku tani është duke u parë si opsion real.
Belgu ka rigjetur formën më të mirë në Itali me 42 gola në 62 ndeshje, me skuadrën e Contes që synon trofeun e parë të ligës që nga viti 2010.
Kontrata e Lukakut në “San Siro” skadon në vitin 2024 dhe ndoshta dëshira që të provojë vetën në La Liga mund ta bind për të kaluar te “Galaktikët”./