Haaland drejt largimit, Dortmundi e ka zëvendësuesin

Karim Adeyemi po kalon një moment shumë të mirë dhe është vetëm 19 vjeç. Sulmuesi i Salzburg por kërkohet nga më të mëdhenjtë e Evropës, pasi ka shënuar 15 gola në 27 ndeshje.

Sipas “Bild”  dhe gazetarit Romano një skuadër ka avancuar tanimë.

Të lidhura

None found

Borussia Dortmund ka kontaktuar me sulmuesin gjerman dhe është e gatshme për të nënshkruar një marrëveshje për pesë sezone. Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga Marco Rose do të siguronte zëvendësuesin e Haaland.

Sipas gazetës gjermane, ka një marrëveshje me futbollistin, por jo me Salzburgun , i cili kërkon 40 milionë për sulmuesin që ka ende kontratë deri në vitin 2024 dhe për rrjedhojë largimi i tij nuk do të jetë i lehtë. /albeu.com


Shtuar 10.12.2021 11:34