Haaland do të refuzojë kontratën e re të Dortmundit

Erling Haaland nuk do të vijojë kontratën me Borussia Dortmund.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se klubi gjermanë është duke  duke përgatitur një kontratë e re, e cila pritet të refuzohet nga norvegjezi, i cili ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.

Interesim për 21-vjeçarin kanë shprehur skuadra si Manchester City, Real Madridi dhe PSG-ja.

Këtë sezon në 8 ndeshje ai ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 4 asistime. /albeu.com/


Shtuar 8.10.2021 21:14