Haaland dhe Mbappe? Rummenigge: Do transferohen te Real Madridi

76 ditë pas largitmi nga Bayerni, Karl-Heinz Rummenigge është kthyer të flaës për futbollin.

Pas analizës për ndeshjet e Champions League, Rummenigge u pyet edhe për dyshën Haaland-Mbappe. Lojtarë që pritet të ndërrojnë skuadër në verën e ardhshme. Nëse francezi lidhet ngushtë me Realin, norvegjezi edhe pse kërkohet nga më të mëdhatë e Evropës, nuk ka një ende një opsion më të mundshëm se të tjerët.

Megjithatë, Rummenigge beson se Reali do të arrijë t’i transferojë të dy në mërkaton e ardhshme të verës.

“Me shumë gjasa, Real Madridi do të marrë Haaland dhe Mbappe,” ka thënë ai për SportBild.

Haaland ka një klauzolë lirimi me vlerë 75 milion euro, ndërsa Mbappe do jetë lojtar i lirë. /albeu.com/


Shtuar 15.09.2021 12:56