Legjenda e Interit, Diego Milito, është futur në debatin se kush është sulmuesi më i mirë mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Ish-sulmuesi i Interit preferon Mbappen para Haalandit pasi francezi ka aftësinë për të krijuar gola për vet, ndërsa sulmuesi i Manchester City ka nevojë për asistime për të shënuar gola.
“Kështu si jam, gjithmonë më kanë pëlqyer më shumë lojtarët që mund ta zgjidhin vetë situatat. Dikush si Haaland, i cili është thjesht shkatërrues, gjithmonë ka nevojë për asistime nga shokët e tij. Mbappe nga ana tjetër, nganjëherë golin e ndërton vetë, nga hiçi, por në të njëjtën mënyrë di të japë asistime dhe të gjejë gola.
Ndoshta francezi, për eksplozivitetin e tij, ka diçka nga Ronaldo “Fenomeni”, i cili për mua pas Messit është më i madhi nga të gjithë.
Struktura fizike e norvegjezit të bën të mendosh, në vend të kësaj, për qendërsulmues të tjerë të përmasave: një Vieri në Itali apo një Martin Palermo në Argjentinë. I fuqishëm dhe i pabesueshëm brenda zonës së penalltisë. Haaland e solli këtë model në një epokë të re dhe një dimension të ri”, ka thënë Milito për Gazzetta dello Sport.