Gyokeres mbanë takim me presidentin e Sportingut, mësohet skuadra që ai do t’i bashkohet

Viktor Gyokeres ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me presidentin e Sportingut, Frederico Varandas, sipas gazetës Record në Portugali.

Sulmuesi ka kërkuar që t’i lejohet largimi nëse mbërrin një ofertë e arsyeshme për të.

Gyokeres ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha në Evropë, përfshirë Arsenalin, Juventusin dhe Manchester Unitedin.

Të afërmit e lojtarit i kanë thënë gazetës portugeze Record se preferenca e tij është një transferim te Arsenali.

Megjithatë, Arsenali nuk ka bërë ende ofertë zyrtare, pasi e konsideron çmimin prej 75 milionë eurosh shumë të lartë.

Sporting synon të përfitojë sa më shumë nga shitja e sulmuesit 27-vjeçar.

Ky qëndrim i klubit ka shkaktuar tension mes Gyokeres dhe drejtuesve të Sportingut.


Shtuar 24.06.2025 15:39