Gundogan shpreh dashurinë e tij: Për mua nuk ka vend më të mirë se te Man City

I intervistuar nga “Kick.de”, Gundogan ka shprehur dashurinë e tij për ekipin e Manchester City.

“ Nuk mendoj se ka vend më të mirë për mua se Manchester City. Sigurisht që ndonjëherë do të doja të di se në çfarë pozicioni do të luaj, por gjithmonë përpiqem t’i përshtatem kërkesave të trajnerit, nuk them kurrë që nuk mund të luaj në atë pozicion, por e bëj edhe sikur të jetë i vështirë për mua.

Këtu ndjehem mirë, nuk do doja të largohesha nga ky klub”, është shprehur mesfushori gjerman./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.03.2022 15:22